×
  • Sport
  • Sport

    ‘Makthi’ i numrit 9 te Chelsea, a do t’i jap fund Lukaku?

    Reporteri
    19 Gusht 2021 | 14:37

    Romelu Lukaku u zyrtarizua si lojtari më i ri i Chelseas disa ditë më parë, duke e kompletuar transferimin e tij nga Inter për shumën e rreth 115 milion eurove.


    Pas arritjes në Londër, ishte e paqartë se cilin numër do ta merrte Lukaku tek klubi londinez, megjithatë belgu e konfirmoi gjatë ditës së djeshme që ai do të bartë fanelën me numrin nëntë.

    Numri ‘9’ mund të konsiderohet një numër ‘mallkimi’ te Chelsea, pasi shumë nga lojtarët paraprakë që kanë mbajtur fanelën me këtë numër, nuk kanë pasur sukses me klubin.

    Janë disa emra si Higuain, Morata e Falcao që kanë mbajtur këtë numër në të kaluarën dhe që mund të konsiderohen një dështim tek ekipi blu.

    Sidoqoftë, mediumi britanik ‘Goal’, ka zbuluar nëntë emrat e fundit që kishin mbajtur numrin 9 duke e përfshirë tani edhe Lukakun, dhe më poshtë gjeni listën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!