Javën e kaluar u lajmërua që legjenda e Milanit, Paulo Maldini dhe i biri i tij Danieli, kanë dal pozitiv në testin për koronavirus.
Legjenda e klubit ‘Kuq e Zi’, Maldini përmes një video mesazhi është lajmëruar për të falenderuar të gjithë për mbështetjen, transmeton Gazeta Sinjali.
‘Përshëndetje të gjithë, unë dua të falenderoj të gjithë njerëzit që treguan dashuri dhe brengosje për shëndetin tim dhe të djalit tim. Ne jemi mirë. Faleminderit për dashurinë tuaj.’
‘Dua të falenderoj të gjithë doktorët, infermierët dhe punëtorët shëndetësor, forcat mbrojtëse civile dhe forcat e ligjit që janë duke u përballur me këtë emërgjencë me profesionalizëm të lartë. Ju na bëni neve të ndjehemi krenar që jemi italian. Faleminderit përsëri’, ka thënë ai në video-mesazhin e publikuar në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.