×
  • Sport
  • Sport

    Maldini në dilemë për të ardhmen, pritet takim me drejtuesit e Elliot

    Reporteri
    15 Prill 2020 | 22:51

    Pas largimit të Zvonimir Boban, u fol se të njëjtin fat do të kishte edhe ish kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, por duket se ky i fundit duket ende i joshur për të vijuar punën në klubin kuqezi, me të cilin ka lidhur një jetë të tërë në futboll.


    Sipas mediave italiane, Maldini ka marrëdhënie mjaft të mira me Gazidis, por ka kërkuar një takim sqarues me pronarët e klubit, amerikanët e Fondit Elliot, pasi kërkon më shumë peshë në vendimmarrje.

    Për më tepër, Maldini ka vënë shpesh fytyrën e tij para tifozëve, duke garantuar se është te Milani, pasi beson te projekti i Elliot për klubin, por duket se tani ka nevojë për një tjetër konfirmim të planeve të fondit amerikan për të ardhmen.

    Burime pranë legjendës kuqezi bëjnë me dije se ishte programuar edhe një takim mes Paoo Maldinit dhe drejtuesve të Elliot në Londër, por që u shty për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe pritet të mbahet në fillim të verës.

    Vetëm pas këtij takimi Maldini pritet të ketë idetë më të qarta në lidhje me projektin e amerikanëve për Milanin dhe njëkohësisht peshën e tij në hierarkinë e klubit, për të vendosur më pas nëse do të qëndrojë apo jo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!