Manchester City ka triumfuar në finalen e FA Cup duke mposhtur me rezultat të thellë 6-0 Watfordin.
Skuadra e drejtuar nga Pep guardiola bëhet skuadra e parë angleze që ka fituar tripletën vendase me titujt e Premier League, Carabao dhe FA Cup.
Golat në këtë takim u shënuan nga David Silva (26’) Raheem Sterling (38’) (81’) (87’), Kevin De Bruyne (61) dhe Gabriel Jesus (67’).
“Qytetarët” mbyllin një sezon të shkëlqyer në arenën kombëtare, ndërsa në Champions League u eliminuan në fazën çerekfinale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.