Bernardo Silva ishte njëri prej futbollistëve më të përfolur i këtij afati kalimtar, i cili po shkon drejt fundit.
Futbollisti portugez lidhej me një kalim të mundshëm në Barcelonë, por deri tash nuk ka pasur asgjë konkrete.
Thuhej se Manchester City i kërkon plot 100 milionë euro për kartonin e futbollistit ofanziv.
Por, mediumi britanik “Daily Star” raporton se “Citizens” po mendojnë ta mbajnë lojtarin, i cili mund të luajë në krahë të djathtë dhe në mes të fushës, përcjell “Gazeta Express”.
Gjithnjë sipas këtij mediumi, kampioni aktual anglez i ka ofruar kontratë të re përfaqësuesit portugez.
Trajneri Pep Guardiola e konsideron Silvan si pjesë të rëndësishme të projektit të tij dhe për këtë, lojtarit do t’i jepet mundësia për ta vazhduar kontratën dhe kështu të mos mendojë më për opsione të tjera dhe të fokusohet vetëm tek puna në “Etihad Stadium”.
Barça po planifikonte ta marrë Silvan në vend të Frenkie de Jongut, i cili mund të përfundojë në Premierligë në ditët në vazhdim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.