×
  • Sport
  • Sport

    Man United e uron për ditëlindje, Van Persie i përgjigjet: Ju lutem, zyrtarizoni Messin

    Reporteri
    07 Gusht 2021 | 10:26

    Robin Van Persie festoi 38-vjetorin e lindjes ditën e djeshme.


    Të shumta ishin urimet për ish-sulmuesin holandez, i cili ka luajtur me klube si Feyenoord, Arsenal, Manchester United dhe Fenerbahce.

    Te “Djajtë e Kuq” kaloi tre sezone (2012-2015), duke ia dalë të fitojë Premier League dhe FA Cup.

    Klubi anglez ka uruar Van Persie në faqen zyrtare.

    “I dërgojmë Robin Van Persie urimet tona për ditëlindjen e 38-të“, teksa e veçantë ishte përgjigja e ish-goleadorit të njohur (102 ndeshje dhe 50 gola me Holandën).

    “Ju lutem, zyrtarizoni Leo Messin“, shkroi Van Persie, duke ftuar ish-klubin e tij që të transferojë yllin argjentinas në mitikun “Old Trafford”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!