×
  • Sport
  • Sport

    Man Utd i vendos çmim marramendës Pogbas

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 8:11

    Manchester United do të lejojë largimin e Paul Pogbas vetëm nëse ndonjë skuadër paguan 200 milionë euro për shërbimet e tij.


    ‘Djajtë e Kuq’ janë të zemëruar me deklaratat të Mino Raiolas, i cili ditë më parë tha se Pogba dëshiron të largohet nga ‘Old Trafford’.

    Media angleze ‘Mirror’ shkruan se Manchester United për t’i larguar skuadrat që kërkojnë Pogban, i ka vendosur mesfushorit një çmim të lartë, prej 200 milionë euro, përcjell lajmi.net.

    Kjo do të thotë se çdo palë e interesuar, përfshirë Juventusin dhe Real Madridin, duhet të paguajë dyfishin e shumë që Unitedi pagoi tri vite më parë, me nënshkrimin e francezit.

    Pogba te Manchester United ishte transferuar në verën e vitit 2016 për 100 milionë euro, kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!