Arb Manaj ka qenë një nga lojtarët më të mirë të sezonit që po lëmë pas, ku ka shkëlqyer me Trepçën ’89.
Edhe për kundër problemeve të skuadrës, ku është duke luftuar për mbijetesë, sulmuesi nga Klina aktualisht është realizatori i dytë më i mirë në Superligë.
Gjatë ditës së sotme, pikërisht në ditëlindjen e tij të 22-të, Trepça ’89 njoftoi se Manaj pritet të vazhdoj karrierën në Evropë sezonin e ardhshëm.
Mediumi “Indeksonline” ka raportuar se “bomberi” kosovar ka oferta nga tri liga evropiane.
Manaj ka marrë oferta serioze nga skuadra të Turqisë, Hungarisë dhe Polonisë, derisa vetëm pas përfundimit të kampionatit do të vendos përfundimisht.
Sulmuesi i Trepça ’89 ka shënuar 17 gola deri më tani në Superligë dhe është vetëm dy larg kryesuesit.
Me një hetrik në ndeshjen e fundit ndaj Prishtinës, Manaj mund të fitoj Këpucën e Artë.
22 vjeçari në muajin janar ka debutuar edhe për kombëtaren A të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.