×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United telefonon Barcelonën: “Duam superyllin tuaj”

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 11:12

    Manchester United ka kontaktuar sot krerët e Barcelonës për t’i kërkuar shërbimet e mbrojtësit të tyre, Samuel Umtiti.


    Sipas Mundo Deportivo, anglezët janë të interesuar që ta përforcojnë repartin e mbrojtjes dhe Samuel Umtiti shihet si kandidat ideal, shkruan Reporteri.net

    Ylli francez nuk ka luajtur shumë këtë sezonë për shkak të paraqitjeve të mira të francezit tjetër, Clement Lenglet.

    Kujtojmë që Umtiti ka qenë edhe i lënduar për një pjesë të madhe të sezonit dhe e ka pasur të vështirë ta rifitojë vendin startues përkrah Gerrard Piques./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!