Sadio Mane ka folur për incidentin që patën javë më parë me Mohamed Salah
Sadio Mane shënoi dy herë dhe Mo Salah një herë në fitoren 3-1 të të Liverpoolit kundër Neëcastle, shkruan Reporteri.net
Javë më parë kjo dyshe ishte në qendër të vëmendjes për shkak të zemërimit që kishte Mane ndaj Salahut, pasi ky i fundit nuk ia pasoi topin në ndeshjen kundër Burnleyt.
Por, senegalezi tani ka folur për Canal + ku ka treguar se çështja me Salah është mbyllur dhe se gjithçka është mirë.
“Me Salah? “Gjithçka është harruar tashmë,” ka thënë Mane për Canal +.
“Këto janë gjëra që ndodhin në futboll. Ndonjëherë ju duhet t’i thoni gjërat ballë për ballë dhe të sqaroheni. Por ne jemi pajtuar dhe jemi bërë miq të mirë, siç ishim më parë,”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.