×
  • Sport
  • Sport

    Maqedonia e Veriut merr lajmin e hidhur para ndeshjes me Kosovën, i lëndohet ky lojtar

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 23:40

    Enis Bardhi mund të mungojë në përballjen që Maqedonia e Veriut e zhvillon ndaj Kosovës më 26 mars.


    Lojtari shqiptar që mbron ngjyrat e shtetit fqinj, me shumë gjasë do të mungojë në takimin e play-offit të Ligës së Kombeve.

    Levante ka njoftuar se Bardhi ka pësuar lëndim dhe duket më serioz se sa pritej.

    “Enis Bardhi: Tendosje e lehtë e këmbës së djathtë (kyçi). Në pritje të evoluimit në ditët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e skuadrës spanjolle, transmeton Telegrafi.

    Me mungesën e tij, maqedonasit do të kishin një mungesë të madhe në formacionin bazë, derisa shqiptari njihet si një lojtar mjaftë i rrezikshëm, sidomos nga ndërprerjet.

    Ditë më parë, Bardhi ka dhënë një deklaratë duke thënë se ai është nip i kosovarëve, mirëpo që kësaj here dëshiron të fitojë ndaj ‘dajëve’.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!