×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Maqedonia e Veriut mposhte humbet edhe nga Ukraina

    Reporteri
    17 Qershor 2021 | 17:00

    Kombëtarja e Ukrainës ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.


    Pas humbjes nga Holanda, të përzgjedhurit e Andriy Shevchenkos kanë mposhtur Maqedoninë e Veriut.

    Ndeshja e zhvilluar sot në Bukuresht të Rumanisë, përfundoi me rezultatin 2-1.

    Andriy Yarmolenko dhe Roman Yarmechuk shënuan golat e fitores për ukrainasit, kurse golin e vetëm për Maqedoninë e shënoi futbollisti shqiptar, Ezgjan Alioski.

    Ukraina tani ka tre pikë dhe renditet e treta në Grupin C, kurse Maqedonia e Veriut mbetet e fundit me zero pikë.

    Austria dhe Holanda kanë gjithashtu tre pikë dhe renditen në dy pozitat e para në këtë grup. Këto dy kombëtare takohen mes vete sonte nga ora 21:00.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!