Maqedonia e Veriut mund të jetë pa lojtarin kryesor ndaj Kosovës.
Kjo pasi, kapiteni Goran Pandev, pritet të pensionohet menjëherë pas këtij edicioni.
Nëse kjo ndodhë, atëherë kombëtarja maqedonaso-veriore do të jetë tejet e hendikepuar pa njërin prej lojtarëve më me përvojë, 34 vjeçarin.
Sinjale për një varje të këpucëve në gozhdë ka dhënë vetë lojtari në një prononcim për të famshmen italiane, Corriere Dello Sport.
“Unë ende e kam ndërmend të shpëtojë Genoan dhe më pas të ndalem. Tani shpresoj që kjo situatë do të përfundoj dhe më pas do të shohim.
Unë do të doja të përshëndes njerëzit e Genoas në një stadium të mbushur. Kam dhënë çdo gjë për këtë fanellë”..
Kujtojmë se orari i takimit gjysmëfinal mes Maqedonisë Veriore dhe Kosovës ende nuk është përcaktuar, por që sipas të gjitha gjasave do të jetë një datë mes dy muajve, Tetor dhe Nëntor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.