×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Maradona Jr: Trashëgimia është gjëja e fundit në mendjen time

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 17:18

    Diego Junior, djali i Diego Armando Maradonas, ka thënë se trashëgimia e ikonës argjentinase është gjëja e fundit për të cilën mendon.


    Legjenda e futbollit botëror ndërroi jetë më 25 nëntor si pasojë e sulmit në zemër, ndërsa ai ka lënë pas vetes pasuri në vlera milionëshe, nga e cila e ka përjashtuar ish-gruan dhe vajzat e tij në testament.

    Diego Jr. Ka lindur në vitin 1986, mirëpo Maradona e pranoi si djalë të tijin në vitin 2007.

    “Trashëgimia është gjëja e fundit në mendjen time tash, do të preferoja të isha i uritur gjithë jetën time, sesa të përballesha me këtë problem”.

    “Ne fëmijët jemi mbledhur bashkë për nder të babait tim. Sot, situata është aq e ngatërruar saqë nuk mund të jap një paragjykim dhe mes tjerash, është duke u zhvilluar edhe një proces hetimor”, ka thënë djali i Maradonas për Canale 5.

    Në ndërkohë, disa fëmijë që pretendojnë se janë të Maradonas, po i presin rezultatet e testit të ADN-së për të konfirmuar diçka të tillë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!