×
  • Sport
  • Sport

    Maradona kujton titullin historik: “I përjetshëm napolitan”

    Reporteri
    10 Maj 2020 | 23:25

    Dashuria e përjetshme mes Diego Maradonës dhe Napolit u rindez sot, me rastin e 33-vjetorit të kampionatit të parë të fituar nga skuadra napolitane.


    Në të vërtetë, më 10 maj 1987, falë barazimit 1-1 në “San Paolo” kundër Fiorentinës (golat u shënuan nga Carnevale dhe Baggio), Napoli i Maradonës fitoi një titull historik një javë para përfundimit të kampionatit.

    “El Pibe de Oro” e kujtoi këtë përvjetor në rrjetet sociale: “Kampionati i parë, dashuria e parë. Përjetësisht napolitan”, – shkroi Maradona, duke publikuar një video në të cilën ai kujton emrat e të gjithë protagonistëve të atij ekipi, nga titullarët deri te rezerva e fundit.

    Imazhet shoqërohen nga disa zëra të kohës, përfshirë atë të vetë “asit” argjentinas.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!