Prezantuesja e njohur italiane, Barbara d’Urso, ka publikuar detaje tronditëse mbi jetën private të Diego Armando Maradonës.
Ajo transmetoi ekskluzivisht në emisionin “Pomeriggio 5” audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë.
Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.
“Nuk do të shkoj në dasmë dhe nuk do t’u lë pasuri vajzave të mia, sepse janë hajdute. Do të jap gjithçka për bamirësi. Atyre duhet t’u vijë turp. Motrat e mia i ushqyen vajzat ishin të vogla, ato nuk e meritojnë këtë”, – dëgjohet Maradona teksa i flet avokatit të tij.
Pas vdekjes së Diegos, lufta për trashëgiminë e pasurisë së tij vazhdon të jetë më e ashpër se kurrë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.