Marash Kumbulla është shndërruar në një idhull te skuadra e Veronas.
Mbrojtësi shqiptar, ka fituar zemrat e tifozëve, falë sezonit fantastik që ishte duke zhvilluar në Serinë A. Një vlerësim i fundit, tepër i rëndësishëm ka ardhur nga tifozët e skuadrës verdheblu për 20-vjeçarin dhe duket se skuadra nuk do të heq dorë lehtë nga ai, edhe pse shumë skuadra e duan.
Media “Calciohellas” ka ngritur pyetjen për fansat e skuadrës veroneze, se kush është formacioni i tyre ideal, duke ndërthurur të shkuarën dhe të tashmen. Pra për të ndërtuar ekipin më të mirë të të gjitha kohërave tek ky ekip., që ka çuditur jo pak edhe vetë organizatorët e tij.
Pjesë e formacionit më të mirë është edhe mbrojtësi shqiptar, i cili ka marrë 7.83 % të votave duke formuar treshen e mbrojtjes së bashku me Domeniko Maieta dhe Roberto Tricela. Vlen për tu theksuar se Kumbulla ka lënë pas, ish-mbrojtësin e Milanit, Martin Laursen. Danezi tashmë është 42-vjeç, ndërkohë që është aktivizuar 58 ndeshje me Veronën, ku arriti të shënonte 3 gola.
Në vend të 5-të për sa i përket përqindjeve të votave, qëndron mbrojtësi tjetër shqiptar, Amir Rrahmani. Edhe 26-vjeçari nga Prishtina, ashtu si Kumbulla, zhvilloi një sezon të shkëlqyer me verdheblutë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.