×
  • Sport
  • Sport

    Marc Marquez rikthehet te fitorja pas gati 2 vitesh

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 8:21

    Marc Marquez rikthehet në shkallën më të lartë të podiumit në MotoGp pas plot 581 ditësh.


    Piloti spanjoll i Hondas zyrtare triumfoi në Çmimin e Madh të Francës në pistën e Sachsenring duke lënë pas portugezin Miguel Oliveira me KTM dhe francezin Fabio Quartararo me Yamaha.

    Ky i fundit ka blinduar vendin e parë në klasifikimin e përgjithshëm duke thelluar diferencën ndaj Zarco që e mbylli garën në vendin e 8-të.

    Për Marc Marquez kjo ishte një fitore e merituar pasi e dominoi garën nga fillimi në fund dhe mbi të gjitha ishte e 11-ta radhazi në Sachsenring, një sinjal ky se po rikthehet Marquez i ditëve më të mira.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!