Spanja e mirëpret Kosovën sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2022.
E përditshmja spanjolle, ‘Marca’ ka publikuar një shkrim me titullin: “Spanja e ‘njeh’ Kosovën”, duke iu referuar ndeshjes së sotme dhe faktit që Spanj ende nuk e ka njohur pavarësinë e shtetit tonë, GazetaBlic Sport
“Sot nuk është një ditë tjetër në historisë e ekipit kombëtar. 31 Mars 2021 do të mbetet data në të cilën Spanja u përball me një rival që Qeveria jonë nuk e njeh. Federata Spanjolle e Futbollit nuk i paraqiti asnjë kërkesë FIFA-s për të mos luajtur me Kosovën, gjë të cilën e bëri Serbia, Rusia dhe Bosnja-Hercegovina. Shorti i Kosovës po shkonte në grupin A, por më parë Serbia ishte tashmë atje, gjë që bëri që ata të kalojnë automatikisht në B. Dhe atje ishte Spanja. Dhe rrëmujë. Sot, në La Cartuja, ndeshja do të zhvillohet nën ritualet që FIFA dhe UEFA imponojnë në të gjitha duelet e kombëtareve”, shkruan Marca ndër të tjerash.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.