Marcus Rashford besohet se është i gatshëm të largohet nga Manchester United gjatë verës, me klubin që është i hapur për ta shitur për një shumë prej 46 milionë eurosh – jo vetëm te Aston Villa, ku po luan aktualisht në huazim.
27-vjeçari iu bashkua Aston Villës në shkurt me një opsion blerjeje prej 46 milionë eurosh, por e ndalon asnjë klub tjetër të bëjë ofertë. Kontrata e tij afatshkurtër me Aston Villën përfundon më 30 qershor.
Trajneri Unai Emery ka konfirmuar se Rashford nuk do të luajë më këtë sezon për shkak të një lëndimi në muskuj. Ai gjithashtu nuk do të jetë pjesë e ndeshjes së fundit të sezonit ndaj Man United më 25 maj.
Rashford ka pasur ndikim të madh te Aston Villa, duke ndihmuar ekipin të arrijë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, por nuk ka pasur bisedime për një transferim të përhershëm. Aston Villa shpreson ende të sigurojë një vend në pesëshen e parë të Ligës Premier, që do ta kthente sërish në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi anglez nuk është i gatshëm të pranojë një ulje page, dhe paga e tij aktuale prej rreth 375,000 eurosh në javë është pengesë për shumë klube.
Për këtë arsye, Man United mund të jetë i detyruar të ofrojë ndonjë lehtësi, si ulje çmimi apo mbulimin e një pjese të pagës.
Në janar, Rashford kishte shpresa për një transferim te Barcelona, por nuk u arrit marrëveshja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.