Botërori 2030 do të luhet në tre kontinente pasi të tria – Maroku, Portugalia dhe Spanja – fituan garën për të pritur turneun me 48 skuadra. Megjithatë, tri ndeshjet e para do të zhvillohen në Uruguaj, Paraguaj, dhe Argjentinë.
Vendimi, i cili kapi në befasi edhe vëzhguesit me përvojë të FIFA-s, do të thotë se Kupa e Botës 2030 do të përfshijë skuadra që luajnë në gjashtë vende, ku prej të cilave dikush do të kualifikohet automatikisht, raporton The Guardian, shkruan Reporteri.net.
Kupa e Botës nuk është luajtur kurrë më parë në më shumë se një kontinent.
Ky vendim duket se i ka hapur rrugë Arabisë Saudite për të pritur Kupën e Botës në vitin 2034 pasi brenda pak orësh ajo zbuloi ofertën e saj për atë turne.
FIFA vendosi për propozimin ambicioz të vitit 2030 në një takim virtual të këshillit të saj të mërkurën. Tash, kjo do të duhet të konfirmohet në një votim të bërë nga të 211 anëtarët e FIFA-s gjatë vitit të ardhshëm. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.