×
  • Sport
  • Sport

    Marre: Luajnë 90 minuta në fushë dhe në fund ndeshjet vendosen në tavolinë

    Reporteri
    14 Maj 2019 | 16:08

    Se futbolli kosovar është shumë larg profesionalizmit e tregojnë budallakitë që po ndodhin në Ligën e Parë.


    Gjashtë ndeshje në Ligën e Parë janë regjistruar deri më tani me rezultat zyrtar 3-0, edhe pse skuadrat kishin dalur në fushë dhe futbollistët ishin djersitur për 90 minuta, raporton Periskopi.

    Klubet e Ligës së Parë ose thënë më mirë drejtuesit e tyre bën një shpikje të re sa i përket kurdisjeve të ndeshjeve, ku njëra palë fiton në fushë e tjetra më pas ankohet dhe i merr pikët në tavolinë. Kjo është thjeshtë e mosvetshme dhe tregon nivelin super të ulët të futbollit kosovar.

    E për të mos harruar dje festuam tre vjetorin e pranimit në FIFA, por e vetmja gjë pozitive është suksesi i Kombëtares së Kosovës.

    Nëse shikojmë tabelën e Ligës së Parë në shikim të parë të jep idenë se është vërtetë kompetitive dhe tejet interesante, por të gjithë ata që e përcjellin nga afër e dinë mjaft mirë se në edicionin pranveror ka favore nga më të ndryshmet, por që sivjet e shpikën edhe idenë gjeniale, të fitohet në fushë, të humbin në tavolinë dhe kështu askush nuk do e merr vesh hilen e tyre.

    E ndeshja për të cilën e tërë Kosova e ka kuptuar që ka qenë e kurdisur dhe madje janë ngritur kallëzime penale është ajo ndërmjet Trepçës dhe Fushë Kosovës.

    Ky takim ishte kurdisur në mënyrë spektakulare.

    Fillimisht kjo ndeshje ishte në bastoren e njohur Bet365, klubet ishin pajtuar që kjo lojë të përfundonte nga 2shi në 1sh në zhargonin bastoresk, gjë që edhe ndodhi, shkruan Periskopi.

    Trepça shkoi në pushimin duke humbur 0:1, derisa në pjesën e dytë ndodhë REMUNTADA me ‘Xehtarët’ që rikthejnë epërsinë në 2:1. Por, vetëm pas ndeshjes u kuptua hilja e këtyre klubeve. Pasi mbushën xhepat me para nga bastoret erdhi koha që kjo ndeshje të vendosej në tavolinë.

    PSE?

    Fushë Kosova u ankua te Komisioni i Garave të Ligës së Parë, pasi Trepça krejt pahiri e kishte futur në lojë Valmir Azemin, i cili nuk kishte të drejtë që të luante pasi nuk ishte në protokollin zyrtar të ndeshjes.

    Kështu Fushë Kosova mori pikët me Komisionin e Garave që ia dha fitoren në tavolinë. Por, fundja, kush brengoset për tre pikët e humbura, kur klubi mbushi xhepat nga paratë e ndyra të fituara nga bastoret.

    E në vend se klubet të merrnin mësim nga ky rast dhe të tregoheshin më të kujdesshme, krejt çka bën ishte që ta mundonin edhe më shumë ‘Tavolinën’. Klubet ndoshta u inspiruan nga kënga e njohur në Kosovë, ‘Kcejna mbi tavolina’, e cila në Ligën e Parë u shndërrua në ‘Fitojmë pikë në tavolina’.

    Ndeshjet e stinorit pranveror në Ligën e Parë të regjistruara në tavolinë:

    Kika – Bashkimi 0:3 rz. (1:1)

    Trepça – Fushë Kosova 0:3 rz. (2:1)

    2 Korriku – Vllaznia 0:3 rz. (1:0)

    Vitia – 2 Korriku 0:3 rz. (2:1)

    Kika-Arbëria 3:0 rz. (0-0)

    Dukagjini-Vushtrria 0-3 rz. (4-3)

    Gjashtë ndeshje deri tani janë vendosur në tavolinë ani pse në fushë rezultati ishte ndryshe. E fundit ishte Dukagjini-Vushtrria.

    ‘Hithat’ i djegën vushtrriasit në fushë duke i mposhtur 4:3, në një ndeshje ku për vendasit Granit Elezaj kishte shënuar katër golat dhe pikët kishin vlerë jashtëzakonisht të madhe pasi klubi nga Klina me këtë fitore do të ishte më afër Superligës.

    Heroi i Dukagjinit shënoi 4 gola në njërën nga ndeshjet ndoshta më të mira në karrierën e tij, por që as golat e as pikët nuk kanë vlerë pasi ai nuk kishte të drejt loje dhe kështu ‘Hithat’ humbën 3-0 në tavolinë dhe ia vështirësuan vetes punët për inkuadrimin në Superligë.

    Por, pavarësisht gjithçkaje, për çdo gjë drejtuesit e klubeve nga Liga e Parë kanë arsyetime për këto lëshimë të ‘rralla’. U kërkojnë falje tifozëve dhe arsyetohen kinse nuk e kanë ditur që X lojtari nuk ka pasur të drejtë loje.

    Liga e Parë është shndërruar në cirk të vërtetë, ku këto xhirot e fundit sigurisht që do të ketë favore, ashtu siç ka pasur gjithmonë e me gjasë do të ketë përsëri skuadra që do ta ‘vajtojnë’ tavolinën dhe do t’i humbin pikët aty.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!