Shumëkush ëndërron të bëhet futbollist dhe të ndërtojë një karrierë të lavdishme në sportin më të ndjekur në botë.
Disa luajnë në terrene të vështira, për të ëndërruar që një ditë të luajnë në stadiume më në emër.
Është një lojtar që ka mashtruar shumë skuadra për 26 vite karrierë, derisa nuk ia kishte dalë të shënonte një gol të vetëm – Carlos Henrique Kaiser.
Inteligjenca e tij për të mashtruar ndoshta do të mund të kalonte edhe nivelin e diturisë së Albert Ainshajnit.
“Në minutën e parë, unë e kërkoja topin dhe bëja kinse jam rrëzuar e lënduar. Rikuperimi zgjaste disa muaj dhe aso kohe, besohej fjala e futbollistit”, kishte zbuluar Kaiser, pas 26 vitesh së luajturi futboll profesionist.
“Meqenëse nuk luaja, vija në hotel tre apo katër ditë, merrja edhe femra, madje të mjaftueshme edhe për bashkëlojtarët e mi”.
“Kisha një telefon dhe klubet më besonin se unë po bisedoja me të tjerë dhe se më ofronin shuma të majme për të kaluar atje”.
“Disi gjërat më shkonin mbarë dhe unë vazhdoja të gënjeja se jam futbollist i talentuar dhe se isha i pafat me lëndimet e mija inegzistente”, ka shtuar më tej ai.
Ndër vite, Carlos Henrique Kaiser kishte luajtur në disa klube të Evropës, në Amerikën e Jugut dhe në ShBA. Ai po ashtu kishte bërë karrierë në dhjetë klube të ndryshme, mirëpo që në asnjërin prej tyre nuk kishte arritur të shënonte një gol të vetme.
Braziliani mund të cilësohet si një legjendë e futbollit, por në aspektin negativ. Talenti i tij për të mashtruar ka qenë në një nivel që pak kush do të mendonte në atë kohë se një lojtar mund t’i shpikte ato gjëra.
Në kohën që teknologjia dhe mjekësia është e zhvilluar, vështirë se Kaiser do të mbijetonte, shkaku që doktorët arrijnë të gjejnë nëse një lojtar është i lënduar, apo është duke mashtruar.