Mauro Lovisa njofton se e ka mundur koronavirusin.
Përmes faqes zyrtare të klubit që ai ka në pronësi, Pordenones, presidenti Mauro Lovisa, ka konfirmuar se është shëruar nga COVID-19.
Pas testeve të bëra, ai ka rezultuar negativ, duke mposhtur betejën me virusin që po merr mijëra jetë nëpër botë.
“Jam i lumtur të ju njoftoj se jam shëruar nga COVID-19. Është një moment që dua ta ndaj me familjarët e mi dhe të gjithë njerëzit që më kanë dërguar mesazhe”.
“Falënderoj në mënyrë të veçantë stafin mjekësor që më qëndroi pranë dhe më mbajti gjatë gjithë kohës nën vëzhgim. U jap kurajo dhe të gjithë atyre që po luftojnë me këtë sëmundje”, tha ai për sajtin e klubit.
Italia është një ndër vendet më të prekura në botë nga COVID-19, me mbi 20 mijë të vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.