×
  • Sport
  • Sport

    “Mbappe dëshiron të shkojë në Madrid, kërkon nga PSG të negociojë me Realin”

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 10:35

    Kylian Mbappe dëshiron të luajë në Santiago Bernabeu.


    Sipas Josep Pedrerol të El Chiringuito, Mbappe do të takohet këto ditë me presidentin e Paris Saint Germain, Nasser Al-Khelaifi.

    Ai thotë se Mbappes i pëlqen ideja që të luajë me Messin, por tashmë ka vendosur, dëshiron të luajë në Real Madrid, dëshiron të transferohet në “Santiago Bernabeu” këtë verë.

    “Mbappe dëshiron të transferohet në Madrid këtë verë. Ai do t’i kërkojë presidentit të PSG-së që të negociojë me Realin”, tha Pedrerol.

    Ai shtoi: “Kujt s’do t’i pëlqente të luajë me Messin, Neymar, natyrisht se Mbappes i pëlqen shumë, por ai e ka të qartë – dëshiron të luajë në Real Madrid dhe nuk dëshiron të pres më shumë, ani pse me ardhjen e Messit është joshur shumë”.

    Reali është duke pritur që PSG të pranojë negociatat për të nisur bisedimet dhe për të arritur marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar veror.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!