×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe flet për përballjen me Neuerin, jep këtë vlerësim për portierin gjerman

    Reporteri
    23 Gusht 2020 | 18:49

    Kylian Mbappe sonte do ta ketë një test të vështirë pasi do të tentojë të shënojë në portën e Manuel Neuer


    Neuer llogaritet si njëri nga portierët më të mirë në botë, derisa Mbappe njihet si një nga sulmuesit më të rrezikshëm, shkruan Reporteri.net

    Bayerni dhe PSG do të takohen sonte në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

    Sulmuesi francez ka thënë se gjithënjë ka ëndërruar që të luajë në një finale të tillë si dhe ka dhënë një vlerësim për Neuerin.

    “Unë gjithmonë jam stërvitur dhe kam ëndërruar të luajë kundër më të mirëve. Për të qenë më i miri, duhet të mundësh më të mirin. Do të jetë një ndeshje e madhe dhe duhet të luajmë me përkushtim dhe cilësi,” ka thënë Mbappe.

    “Manuel Neuer është njëri nga portierët më të mirë në histori të futbollit,”. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!