×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe i premton besnikëri PSG-së: Do të jem këtu katër vite

    Reporteri
    21 Korrik 2020 | 22:28

    Kylian Mbappe e ka konfirmuar të ardhmen e tij, duke thënë se do të mbetet në Paris Saint-Germain edhe sezonin e ardhshëm.


    Ka pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e 21-vjeçarit, me kontratën e tij që skadon në vitin 2022.

    “Më duhet vetëm të them që jam këtu, jam pjesë e këtij projekti për katër vite”.

    “Për të gjithë, drejtuesit, tifozët… Do të vazhdoj, pa marrë parasysh çfarë”.

    “Unë dua ta ndihmoj ekipin të fitojë trofe dhe të jem më i miri në botë”, ka thënë Mbappe pasi PSG mposhti Celtic 3-0 në një miqësore të martën.

    Real Madrid mbetet i interesuar për Mbappe tash e një kohë, por duket se për të do provohet në verën e vitit 2021.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!