×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe ka mendjen veç te Reali, oferta e PSG-së nuk ia mbush syrin

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 22:46

    Sulmuesi Kylian Mbappe i ka idetë e qarta. Ai nuk ka ndërmend të rinovojë me ekipin e PSG dhe e ka vendosur se do të largohet nga kryeqyteti francez për ekipin e Real Madridit.


    Spanjollët e duan me patjetër në skuadër, ndërsa kampioni i botës dëshiron të bëjë ëndrrën e tij realitet.

    Ai do me çdo kusht të kalojë te kampionët në fuqi të Spanjës.

    Presidenti Florentino Perez e do në skuadër dhe është gati që të sakrifikojë për sulmuesin e ri.

    Futbollisti i ri nuk është tunduar aspak nga kërkesa e Leonardos për të rinovuar, por do vetëm madrilenët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!