Kylian Mbappe sot është një nga yjet më të mëdha në botën e futbollit dhe lojtari më i shtrenjtë në treg aktualisht
Mbappe ka fituar edhe Kupën e Botës, derisa me PSG ka fituar gjithçka që mund të fitohet në Francë, por jo edhe në Evropë, shkruan Reporteri.net
Ylli i PSG-së ka pasur një histori interesante me kombëtaren e Kamerunit e cila i kishte kërkuar para atij për të luajtur me ta.
Mbappe ka lindur në Francë, por babai i tij ishte nga Kameruni.
“Unë nuk jam kamerunas. Unë jam një francez. Në fillim të karrierës sime, kur isha ende në hije, babai im kontaktoi Federatën e Futbollit për të më dhënë një shans për të luajtur me ekipin kombëtar të Kamerunit,” ka thënë Mbappe.
“Ata kërkuan një shumë të madhe parash nga ne që unë të isha në gjendje të luaja për ekipin kombëtar. Babai im i cili ishte i neveritur nga qëndrimi i tyre u kthye më pas te Federata e Futbollit të Francës. Kjo Francë që më ka dhënë një shans për t’i treguar botës për çfarë jam i aftë. Sot që jam bërë lojtari më i shtrenjtë në botë, Kameruni tani më telefonon dhe i atribuohet një kombësie që nuk është e imja. Unë jam francez dhe do të mbetem francez,”.
Ndryshe, akuza për kërkim parash e gjëra të ngjashme si te Mbappe ka pasur edhe te Kombëtarja e Shqipërsië në të kaluarën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.