×
  • Sport
  • Sport

    Mbappe në krizë për gola, regjistron serinë më të gjatë pa shënuar që prej vitit 2018

    Reporteri
    09 Tetor 2023 | 18:54

    Kylian Mbappe nuk ka shënuar në katër ndeshjet e tij të fundit për Paris Saint-Germain dhe kjo është serie më e gjatë që ka kaluar pa shënuar që nga viti 2018.

    24-vjeçari pati shumë raste për të shënuar golin e shënuar kundër Rennais të dielën, por dështoi ta bëjë këtë.

    Para ndeshjes, trajneri i tij i te Kombëtarja e Francës, Didier Deschamps, pranoi se kapiteni i tij nuk është aktualisht në kulmin e fuqive të tij.

    Ish-sulmuesi i Monacos për këtë është duke u përballuar me kritika të shumta edhe nga mediat, veçanërisht “L’Equipe”, duke shkruar se “përgatitjet e ndërprera para-sezonale të sulmuesit kanë filluar te vërehen”.

    Mbappe nuk ka arritur të shënojë gol për PSG-në që nga 19 shtatori, kur shënoi një penallti kundër Borussia Dortmundit, në një fitore 2:0 në Ligën e Kampionëve.

    Pas asaj ndeshje, Mbappe nuk ia doli që të shënojë ndaj Marseilles, Clermont, Newcastle United dhe së fundmi ndaj Rennes.

    Kjo është seria më e gjatë që ai ka kaluar pa shënuar për parisienët, që kur ai shkoi në një seri prej pesë ndeshjesh pa shënuar në periudhën prill-maj 2018. /Express/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!