×
  • Sport
  • Sport / Ylli i Realit

    Mbappe: PSG-ja në fillim të sezonit më tha se nuk do të luaja, më shpëtuan Campos dhe Enrique

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 17:14

    Sulmuesi Kylian Mbappe një ditë pas zyrtarizimit si lojtar i Real Madridit, ka mbajtur një konferencë për media teksa është me kombëtaren franceze.

    Ai ka folur edhe për situatat në PSG gjatë këtij sezoni, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    “PSG-ja më tha në fytyrë në fillim të sezonit se nuk do të luaja më”, ka thënë Mbappe në konferencën për media.

    “Luis Campos dhe Luis Enrique më shpëtuan”, ka shtuar ai.
    25-vjeçari ka folur edhe për transferimin te “Mbretërit”.

    “Jam i lumtur. Jam shumë i lumtur dhe këtë mund ta shihni te buzëqeshja ime… një lojtar i lumtur mund të performojë më mirë”, ka thënë Mbappe.

    “Do të luaj për ekipin e ëndrrave të mia. Do të jem në Real Madrid për të paktën pesë vjet”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!