Zlatan Ibrahimovic nuk do të mundë të luajë për Milanin më këtë sezon, për shkak të lëndimit të gjurit, por pritet të riaftësohet në kohë për Kampionatin Evropian 2020.
Sulmuesi 39-vjeçar e pësoi një lëndim në gju në fitoren e Milanit 3:0 kundër Juventusit të dielën dhe trajneri Stefano Pioli njoftoi se ai do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme kundër Torinos dhe Cagliarit.
“Është një ndrydhje e lehtë në gju. Ai nuk do të luajë nesër dhe as të dielën kundër Cagliarit”, tha Pioli.
Ibrahimovici do ta kontrollojë gjurin edhe një herë javën e ardhshme, por sipas La Gazzetta dello Sport, lëndimi i tij është më i rëndë seç mendohej dhe suedezi do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit të Milanit kundër Atalantës.
Suedezi pritet të mungojë katër javë dhe të rikthehet tamam pas një muaji, kur edhe fillon Euro 2020, që është lajm i mirë për ekipin e tij kombëtar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.