Takimi i mbajtur sot nga UEFA me anë të një video-konference, konfirmoi edhe njëherë indikacionet e ditëve të fundit për përfundimin e sezonit, i cili nuk duhet të shkojë më tej 3 gushtit. 55 federatat kanë kohë deri më 27 maj për të paraqitur planet për kampionatet e tyre.
Qëllimi i UEFA-s është që të sigurohet që të gjitha vendet të jenë nnë gjendje që të mbyllin kalendarin e ndeshjeve nëse do të jetë e mundur. Madje UEFA është e gatshme të pranojë edhe formula më të zvogëluara me play-off apo mini-turne.
Nëse kushtet sanitare nuk e lejojnë përfundimin e kampionateve do të veprohet si në Belgjikë, Skoci dhe Holandë.
Në rast të mos mbarimit të kampionateve, federatat do të duhet të dërgojnë listën e ekipeve të kualifikuara në kupat e ardhshme evropiane bazuar në renditjen aktuale.
UEFA do të sigurojë që aplikohen kriteret e meritës sportive dhe transparencës, përndryshe mund t’i refuzojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.