Llapi ka paralajmëruar një mbledhje urgjente sonte pas ngjarjeve që ndodhën sot në ndeshjen kundër Dritës
Llapi u mposhtë 2-1 nga Drita në Zahir Pajaziti, në një ndeshje e cila u rikthye në pjesën e dytë nga Intelektualët, shkruan Reporteri.net
Pas shumë akuzave në drejtim të gjyqtarëve dhe FFK-së tani Llapi ka paralajmëruar se sonte do të diskutojnë edhe për mundësinë e ndërprerjes së garave nga ana e tyre.
Ky është postimi i plotë:
“Komunikatë për shtyp
Kryesia e K.F. Llapi mbledhet sonte urgjentisht dhe do të shqyrtoj seriozisht vazhdimin e garave.Edhe pse po ndihemi keq si Kryesi dhe si familje që kemi investuar shumë në futbollin llapjan por ne nuk mund të vazhdojmë më me këtë tendencë ndaj klubit tonë, Llapit.
E dhimbshme të rikthehemi në Ligën e Parë por ne nuk mundemi më, ne do të vazhdojmë të investojmë në futboll por jo në këtë kohë që për kundërshtarë në fushën e lojës kemi këso gjyqtarë që shkelin mbi djersën e futbollistëve dhe mundin e shpenzimet marramendëse të donatorëve”./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.