×
  • Sport
  • -->
    Sport

    Mbrëmë, futbolli pa një nga golat më të bukur në karrierën e Wayne Rooney

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 9:43

    Wayne Rooney vazhdon të prodhojë momente magjike në kampionatin amerikan MLS dhe ish-sulmuesi i Manchester United ndoshta e ka shënuar njërin ndër golat më të bukur në karrierë.


    DC United u përballë me Orlando Cityn të mërkurën mbrëma dhe u deshën vetëm 10 minuta që ndeshja të zhbllokohej.

    33-vjeçari realizoi pas një goditje nga gjysma e fushës, duke shfrytëzuar edhe daljen e portierit mysafir Brian Rowe nga zona e tij.

    Goli brilant i Rooneyt i dha fitoren ekipit vendas, me ndeshjen që u mbyll me rezultat minimal 1-0.

    Më poshtë mund të shijoni një ndër golat më të bukur të këtij viti.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!