×
  • Sport
  • Sport

    Mbrëmë realizoi “hat-trick”, heroit të ri të Ballkanit i vdes personi i afërt

    Reporteri
    27 Korrik 2022 | 9:23

    Albion Rrahmani ishte mbrëmë hero i Ballkanit në fitoren e thellë ndaj La Fioritas me rezultat 6:0, në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Conference Leagues.

    Sulmuesi kosovar ishte protagonist i kampionit aktual kosovar pasi realizoi “hat-trick”.

    Mirëpo, festa e tij u ndal në gjysmë, pasi i vdiq një person i afërt në familje.

    Ishte vetë lojtari llapjan ai që e dha lajmin për vdekjen e gjyshes së tij, përmes një postimi në rrjetet sociale.

    “Lamtumir loke. U prefsh n’paqe engjull”, ka shkruar sulmuesi i rrezikshëm.

    Ai u bë lojtari i parë nga futbolli kosovar që shënon “hat-trick” në garat evropiane, ndërsa i kishte realizuar edhe dy gola në lojën e parë me La Fioritan, që i bie se deri tash i ka 5 gola në garat evropiane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!