×
  • Sport
  • Sport

    ‘Mbreti’ i fushave të dheut shkruan historinë në fitoren e ‘Roland Garros’ kundër Thiem

    Reporteri
    09 Qershor 2019 | 18:41

    Rafa Nadal ka mundur Dominic Thiem në finalen e Roland Garros dhe është bërë tenisti i parë që fiton 12 tituj në një Grand Slam.


    Ka qenë një përsëritje e finales së vitit të kaluar, por këtë herë spanjollit i është dashur një set më shumë për të mposhtur austriakun.

    Rafa ka fituar pa shumë probleme setin e parë, i mbyllur 6-3, por Thiem ka reaguar në të dytin, duke arritur ta fitojë me rezultatin 7-5 dhe duke krijuar idenë se do të ishte një finale e luftuar në setet pasardhës, por nuk ka qenë kështu.

    Nadal, në fakt, ka qenë i papërmbajtshëm dhe i pamëshirshëm, duke fituar setin e tretë dhe të katërt me shifrat 6-1. Një paraqitje e jashtëzakonshme nga numri 2 i tenisit botëror, i cili ka fituar titullin e tij të 18-të në një Grand Slam.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!