Marcelo Rios e ka quajtur Novak Djokovic ‘budalla’ për qëndrimin e tij ndaj vaksinimit, përcjell Reporteri.net.
20-herë kampioni i Grand Slam-it, Djokovic humbi Australian Open në janar, pasi u deportua nga vendi për shkak të vendimit të tij për të mos vaksinuar kundër Covid-19.
Rivali i tij i ashpër Rafael Nadal përfundoi duke fituar Grand-Slam-in e parë të sezonit në Melburn, duke ecur përpara në 21 në garën për të përfunduar me më shumë slam.
Djokovic, i cili gjithashtu mungoi në Indian Wells dhe Miami për shkak të kufizimeve për lojtarët e pavaksinuar do të luajë në Monte Carlo Masters këtë javë.
Ndërkaq Rios, i cili ishte nënkampion i Australian Open në vitin 2008, beson se Djokovic duhet të vaksinohet së shpejti pasi kjo po ndikon në karrierën e tij dhe mund ta ndalojë atë të përfundojë si tenisti më i madh i të gjitha kohërave.
Duke folur për gazetën La Tercera, Rios tha: “Mendova të njëjtën gjë [fillimisht], por më pas nisa të udhëtoj dhe më duhej ta merrja.
Nuk e di cila është arsyeja, por nëse po përpiqesh të jesh më i miri në histori dhe do të heqësh dorë nga gara për disa vaksina, duhet të jesh mbreti i marrëzisë.
Besoj se në fillim ishte nga frika, por tani ai po tregohet shumë arrogant”, thotë Rios.
Që nga fillimi i pandemisë në mars 2020, Djokovic ka qenë në qendër të një sërë polemikash.
Ndërkohë pas përhapjes së vaksinave, Gjokoviç ka argumentuar për lirinë e zgjedhjes dhe pas debatit të tij në Australian Open është bërë i njohur si një figurë kryesore për protestuesit kundër vaksit.
Megjithatë, në një intervistë për BBC në shkurt, 34-vjeçari mohoi se ishte kundër vaksinave.
“Unë kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit,” tha ai. “Por unë gjithmonë kam mbështetur lirinë për të zgjedhur atë që vendosni në trupin tuaj.”
Djokovic shpreson të luajë në French Open dhe Wimbledon këtë vit ku nuk do të ketë kufizime për lojtarët e pavaksinuar.