×
  • Sport
  • Sport

    “Mbreti” i ri i boksit mesazh emocionues për nënën e tij pasi mposhti Joshuan

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 19:07

    Boksieri meksikan Andy Ruiz Jr është “mbreti” i ri i boksit në peshën e rëndë, duke bërë atë që asnjë patriot i tij nuk e kishte realizuar më parë.


    Ai hodhi 4 herë në ring gjatë duelit të zhvilluar në New York britanikun Anthony Joshua dhe i rrëmbeu titujt kampionë bote, duke tronditur botën e sportit me këtë rezultat.

    Në konferencën për shtyp të mbajtur pas triumfit historik ai ka dërguar një mesazh për nënën e tij e cila ishte e pranishme në sallë.

    “Nënë të dua dhe jeta jonë do të ndryshojë. Ne nuk duhet të luftojmë më shumë“, ka thënë Ruiz.

    Ruiz tashmë ka në dorë tituj e WBA, WBO dhe IBF derisa titulli i WBC është në dorë të Doentay Wilder.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!