Vitor Roque u përjashtua pas dy kartonëve të verdhë në sfidën ndaj Deportivo Alaves.
Sulmuesi brazilian kartonin e dytë të verdhë e mori pas një ndërhyrje ndaj Rafa Marin, mbrojtësi i vendasve i cili te Alaves është i huazuar nga Real Madrid.
Shumë polemika ka pasur në Spanjë se Roque nuk meritoi përjashtimin, megjithatë vet Marin ka publikuar një foto në Instagram ku tregon gjendjen e këmbës së tij.
Mbrojtësi spanjoll ka publikuar foton ku shihet se këmba e tij është shkelur nga sulmuesi brazilian.
“Imazhet që flasin vetë” shkroi në Instagram mbrojtësi i Alaves , Rafa Marin , duke vendosur një foto të këmbës së tij të dëmtuar.
Te Barcelona kanë thënë se do të apelojnë që kartoni i kuq i Vitor Roque të hiqet dhe mbetet të shihet se si do të reagojë federata spanjolle e futbollit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.