×
  • Sport
  • Sport

    Mbrojtësi ia thyen vetes hundës duke tentuar të shënojë gol akrobatik

    Reporteri
    03 Mars 2020 | 13:24

    Mbrojtësi polak Maciej Dabrowski e goditi veten me gju në fytyrë, pasi tentoi ta shënojë një gol akrobatik. Por, ai dështoi në tentimin e tij dhe ia theu vetes hundën.


    Maciej Dabrowski ishte titullar në pozitën e qendërmbrojtësit për klubin polak Lodz, në ndeshjen e së dielës kundër Arkas në ligën elitare të futbollit në Poloni, transmeton  Express.

    Por, mbrojtësi u detyrua ta lërë lojën në gjysmë pas vetëm gjatë minutave lojë në ndeshjen e ligës Ekstraklasa për një arsye të çuditshme.

    Në një korner për skuadrës e tij, Dabrowski tentoi ta shënojë një gol akrobatik dhe përkundër që as nuk e preku topin e harkuar në zonë, ai e goditi veten në hundë me gjurin e tij.

    Mbrojtësi mbeti me hundë të thyer dhe mediat lokale raportojnë se ai u detyrua të trajtohej në spital për hundë të thyer.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!