×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet marrëveshja, Pogba rikthehet te Juventusi

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 19:17

    Paul Pogba nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Juventusit.

    Sipas gazetarit italian, Romeo Agresti, i cili është i afërt me klubin nga Torino, tashmë është finalizuar e gjithë marrëveshja – përfshirë edhe detajet e fundit.

    Agresti tutje ka raportuar se rikthimi i Pogbas te Juventusi do të zyrtarizohet në muajin e ardhshëm.

    29-vjeçari te “Zonja e Vjetër” rikthehet pas gjashtë vjetëve të kaluara te Manchester Unitedi.

    Vlen të theksohet se Pogba do t’i bashkohet Juventusit si lojtar i lirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!