×
  • Sport
  • Sport

    Mbyllet pjesa e parë: Kosova po luan më mirë, por është duke humbur nga Moldavia

    Reporteri
    03 Shtator 2020 | 21:33

    Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Moldavia-Kosova me rezultat 1-0


    ‘Dardanët’ kanë dominuar lojën, por rezultati nuk është në anën e tyre, shkruan Reporteri.net

    Milot Rashica në minutën e shtatë kishte mundësi të mirë shënimi, por goditja e tij shkoi pranë portës.

    Në minutën e 20-të moldavët kaluan në epërsi me anë të Nicolaescu, i cili shënoi pas një reagimi jo të mirë të Aro Muricit.

    Pas golit të pësuar Kosova vazhdoi dominimin duke pasur 70% topin në pronësi, por që nuk krijoi ndonjë rast të mirë për gol.

    Bernard Challandes pritet që të bëjë ndryshime për pjesën e dytë, pasi ky rezultat nuk i konvenon aspak Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!