Kosova po luan ndaj Rumanisë në ndeshjen e parafundit të Ligës së Kombeve.
Në “Arena Nationala”, pjesa e parë u mbyll pa gola, mirëpo me shumë raste për kombëtaren dardane.
Muharrem Jashari ishte më aktivi në sulmin e Kosovës, duke pasur tri raste të mira shënimi, por që nuk arriti të gjejë cakun e duhur.
Por, rastet më të mirë i shpërdoruan Edon Zhegrova dhe Vedat Muriqi, që nuk arritën të shënojnë pas gabimit të portierit Nita.
Për Rumaninë, rastin më të mirë e pati kapiteni Nicolae Stanciu, i cili e goditi transversalën./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.