Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Tirana – Crvena Zvezda me rezultat 0-0
Tirana po luan me Zvezdën në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net
Serbët e nisën mirë takimin, por pas 20 minutave lojë Tirana filloi ta merrte veten dhe krijoi raste të mira shënimi.
Ernest Muçi në minutën e 20-të rrezikoi seriozisht portën e Zvezdës, por goditja e tij përfundoi fare pranë portës.
Më pas raste të mira shënimi për Tiranën kishin edhe Kale e Hoxhallari.
Kështu, pjesa e parë u mbyll pa gola në Air Albania. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.