×
  • Sport
  • Sport

    McGregor e lë rivalitetin anash, lutet për jetën e babait të Khabib

    Reporteri
    14 Maj 2020 | 18:35

    Conor McGregor e ka lënë anash rivalitetin, duke u lutur për shërbimin e babait të kampionit të UFC-së, Khabib Nurmagomedov.


    Abdulmanap Nurmagomedov, i cili po ashtu është trajner i Khabib, është në gjendje të rëndë shëndetësore në një spital në Rusi, transmeton Gazeta Express.

    Doktorët e një spitali ushtarak në Moskë vlerësojnë se gjendja shëndetësore e trajnerit të UFC-së, Abdulmanap, është e rëndë por e qëndrueshme.

    57-vjeçari ishte vendosur në koma pasi gjendja e tij ishte rënduar për shkak të pneumonisë.

    Por atij i është kthyer vetëdija pas operimit.

    McGregor e kritikoi Khabibin këtë javë, por sot e shkroi një mesazh mbështetës për babanë e tij në Twitter: “Jam i trishtuar nga ky lajm. Ai është gjeni i mirëfilltë i arteve marciale”.

    McGregor u mposht nga Khabib në meçin e famshëm të UFC-së në tetor të vitit 2018 dhe dyshja pritet të ballafaqohet sërish në një rimeç.

    Khabib mbetet i pamposhtur në UFC.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!