×
  • Sport
  • Sport

    McGregor s’është luftëtar i nivelit të lartë dhe i pëlqen droga, thotë menaxheri i Khabibit

    Reporteri
    04 Gusht 2021 | 13:00

    Ali Abdelaziz, menaxheri i Khabib Nurmagomedovit, e ka kritikuar ashpër Conor McGregorin, duke e akuzuar për përdorimin e drogës madje.


    Javët e fundit kanë qenë goxha të ngjeshura për luftëtarin irlandez, i cili u mposht nga Dustin Poirier, e theu këmbën dhe la të kuptohet se do të ketë të ardhme në UFC pavarësisht lëndimit serioz.

    Megjithëse e paralajmëroi rikthimin, Abdelaziz, menaxheri i rivalit të tij të madh, e ka kritikuar irlandezin të martën.

    “Conori nuk është madje as luftëtari i nivelit të lartë, atij i pëlqen droga”, tha Abdelaziz për ESNews.

    “Ai duhet të shkojë në rehabilitim dhe ta rregullojë jetën e vet. Ai nuk duhet të luftojë”, shtoi ai.

    Ish-kampioni i UFC-së është rrethuar me polemika për një kohë të gjatë, por jo më shumë se Nurmagomedov, me të cilin McGregor qeshi kur i vdiq babai.

    Pas dy disfatave radhazi, rikthimi i McGregorit mund të mos jetë edhe aq i lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!