Scott McTominay e ka gjetur veten te Manchester United si superzëvendësues dhe mund të jetë plani B i menaxherit Erik ten Hag në rrugën drejt top katërshes, shkruan Goal.com.
Shpesh, rezultatet në futboll janë frut i mijëra orëve të vëzhgimit të ndonjë lojtari apo besimi i menaxherit më në fund shpaguhet. Në raste të tjera, mund të ndodhin aksidentalisht, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Sezoni i pabesueshëm i McTominayt me Unitedin duket si aksidental. Skocezi me golin e tij siguroi të dielën fitoren kundër Aston Villas dhe ka nxehur edhe më shumë garën për top katërshe në Premier Ligë dhe ka ngjallur edhe shpresat te Unitedi pas fillimit zhgënjyes të sezonit.
Nuk ishte hera e parë që ai i ka nxjerrë Unitedit rezultate dhe Villa ishte vetëm ekipi i radhës në listën që përfshijnë Brendfordin, Chelsean, Wolves dhe Sheffield Unitedin. Secilën herë që ka shënuar McTominay, “Djajtë e Kuq” kanë siguruar fitoren me një gol dhe golat e tij ua kanë fituar 12 pikë.
McTominay golashënues, ishte i njëjti që ishte në listën e gjatë të lojtarëve që Unitedi donte t’i shiste gjatë verës së kaluar. Erik ten Hak vendosi se mesfushori nuk përshtatej me kriteret dhe klubi dëshironte ta shiste nëse vinte oferta e duhur për të.
Vetëm West Hami kishte shprehur interesim për të, por Unitedi kërkonte 40 milionë funte për shërbimet e skocezit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.