×
  • Sport
  • Sport

    Me dekret të Vjosa Osmanit, hendbollistja Natalia Milatoviq do të luajë për Kosovën

    Reporteri
    09 Korrik 2021 | 22:50

    Hendbollistja malazeze Natalia Milatoviq do të përfaqesoj Kosovën U19 në këtë sport.


    Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e KHF Isotgut, ku edhe luan hendbollistja në fjalë.

    Por, është presidentja e vendit Vjosa Osmani që ia ka bërë të mundur që të luaj malazezes nën fanellën e Kosovës.

    “Milatoviq anëtare e Kombëtares së Kosovës me dekret presidencial. KHF Istogu falënderon presidenten e shtetit Vjosa Osmani për dhënien e shtetësisë hendbollistes sonë për interes nacional, dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Qendrën e Regjistrimit Civil në Istog, për bashkëpunim për paisjen e hendbollistes me dokumentacion te Kosovës me urgjencë”, thuhet në njoftim.

    Hendbollistja më e re e kombëtares së Kosovës do ketë të drejtë paraqitje nesër në ndeshjen kundër Holandës që zhvillohet nga ora 18:00 në Shkup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!