Trajneri italian, Maurizio Sarri është ndër trajnerët më temperament në botën e futbollit dhe për këtë arsye ai njihet si konsumues i madh i duhanit.
Sarri, i cili është shumë pranë largimit nga Chelsea, do t’i bashkohet skuadrës italiane Juventus në një kontratë 3-vjeçare, shkruan Reporteri.net
Italiani sa ishte pjesë e skuadrës së Napolit, pinte cigaren edhe në hapësirat e stadiumit, por prej kalimit në Chelsea ai ka përdorur një cigare në formë çamçakëzi dhe që përtypen.
Sipas raporteve të shumta, thuhet se italiani konsumon hiq më pak se 80 copë cigare gjatë një ditë.
Kjo nënkupton se nëse ai është zgjuar për 16 orë, atëherë ai do të pijë 5 copë për 1 orë. Kjo i bie 1 cigare në 12 minuta.
Në angli një pako me cigare kushton hiq më pak se 11 euro e gjysmë, ndërsa nëse llogaritet shuma që Sarri shpenzon për një dit, atëhere i bie që ai hargjon 46 funte nga paga e tij.
Pra, kjo i bie hiq më pak se 1400 funte çdo muaj apo 16.800 funte në vit, shifra marramendëse këto, por jo edhe për një trajner që paguhet 6 milionë euro në sezon./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.